Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama: Lumi Gjanica deri dje gangrenë mjedisore, sot ndër shëtitoret më të bukura në Shqipëri
👁9396
Rehabilitimi i lotit të tretë të lumit Gjanica po vijon me intensitet, si pjesë e transformimit urban që po përjeton qyteti i Fierit. Investimi i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, inspektuan nga afër punimet në lotin e tretë të këtij projekti. “Në kantierin e punimeve të lotit 3 të projektit të rigjenerimit dhe mobilimit urban...