Rama kritika gjyqtarit Balliu: Pallatin e konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm! Ku janë institucionet?

Rama kritika gjyqtarit Balliu: Pallatin e konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm! Ku janë institucionet?

Hazbi Balliu TIRANË-Pas prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, kryeministri Edi Rama ka akuzuar një tjetër gjyqtar, Hazbi Balliun. Rama shprehet se Balliu një pallat pa leje të konfiskuar në mes të Tiranës e ka kaluar në favor të një ndërtuesi të paligjshëm.  Edi Rama: Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi...