“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së në të gjithë vendin që t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur për nesër, në orën 12:00, në mbështetje të revoltës studentore. Në një deklaratë për mediat, Berisha vlerësoi qëndrimin e studentëve gjatë protestave të ditëve të fundit, duke e cilësuar revoltën e tyre si një dëshmi të guximit qytetar. Ai tha se protestat kanë fituar edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kreu i demokratëve ngriti akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se gjatë protestave të fundit janë përdorur persona të paguar për të qëlluar me armë ndaj protestuesve, në zona ku një veprim i tillë ndalohet nga ligji shqiptar dhe ai ndërkombëtar. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër...
Burimi:
javanews.al