‘Rama jepe dorëheqjen’! Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë në qëndresën e 118-të

‘Rama jepe dorëheqjen’! Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë në qëndresën e 118-të

Qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skëndërbej’ drejt Kryeministrisë, në ditën e 118 të revoltës kundër qeverisë dhe kreut të saj Edi Rama. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së përditshme, ndërsa qytetarët si çdo pasdite pas grumbullimit në shesh nisen drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, për të vijuar me fjalimet para kryeminstrisë dhe më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit. Gjatë tubimeve të fundit janë përsëritur thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë”, “arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit. Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë marshimeve ka qenë “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, me protestuesit që kërkojnë pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare. Gjatë protestave, qytetarët kanë kërkuar të shfuqizohet ligji...