Rama jep sinjalin për familjet e tërmetit: Shumë shpejt do të merrni çelsat
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një sinjal pozitiv për familjet e Tiranës, banesat e të cilave u shkatërruan nga tërmeti i vitit 2019 dhe që ende presin përfundimin e procesit të rindërtimit. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se qeveria, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, synon të përmbyllë sa më shpejt procesin dhe t’i japë fund pritjes së gjatë të qytetarëve. Ai veçoi zonat e Kombinatit dhe 5 Majit, ku një pjesë e familjeve vijojnë të presin zgjidhjen përfundimtare të çështjes së banesave. Sipas kryeministrit, arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ose ndryshe siç dhe ai iu referua “prerja e kokës” së kryeqytetit me patëdrejtë, ka ndikuar në zvarritjen e këtij procesi dhe ka futur në “ngërç” vijimin e programeve ashtu si dhe duhej të...
Burimi:
ntv.al