“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
Studentët kanë paralajmëruar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistence, lëvizja studentore ka vendosur të intensifikojë aksionin e saj, duke kaluar në një strategji të re organizimi me dy protesta kombëtare në javë. Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, 14:00. Ky vendim synon të mbajë gjallë mobilizimin studentor dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Në qendër të qëndrimit të studentëve vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e konsiderojnë të panegociueshme. Organizatorët shprehen se, pavarësisht protestave të zhvilluara prej...
Burimi:
gijotina.com