‘Rama jep dorëheqjen!’/ Përfundojnë fjalimet, protestuesit rinisin marshimin në protestën e 95-të

‘Rama jep dorëheqjen!’/ Përfundojnë fjalimet, protestuesit rinisin marshimin në protestën e 95-të

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë rinisur marshimin në rrugët e Tiranës, në vijim të protestës së 95-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë nisur sërish në rrugët e Tiranës, duke vijuar protestën dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e Edi Ramës nga qeveria. Gjatë fjalimeve, protestuesit u shprehën se nuk do të tërhiqen nga rezistenca dhe kërkuan përshkallëzimin e aksionit qytetar. Ata bënë thirrje për rrethimin e Kryeministrisë dhe paralajmëruan vijimin e mosbindjes civile, ndërsa akuzuan Ramën dhe qeverinë e tij për korrupsion dhe krim. Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg”, qytetarët kanë rinisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.