Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama ironi me deklaratën e Berishës “jam betuar para Ismail Qemalit që do ta largoj tradhtarin!” (VIDEO)
👁2785
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën, teksa ka ndarë një deklaratë të kryedemokratit. “Para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij që këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria”, thotë Berisha në deklaratën e tij. “Ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë? Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin? Meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?!…”, ia kthen Rama.