Burimi:
Top-Channel.tv

Rama inspekton repartin e operacioneve speciale në Zall Herr: Brenda kësaj dekade do të jemi eksportues të prodhimeve ushtarake
👁2376
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot repartin e operacioneve speciale në Zall Herr. Ai ndoqi nga afër stërvitjen e forcave të FA. Rama: Në 10 vitet e fundit qeveria ka 10-fishuar investimet në Mbrojtje. Kemi nisur program mbështetje për familjet e efektivëve, 179 efektivë që kanë përfituar nga një kredi me 0 interes për shtëpi dhe ky program do zgjerohet, sidomos rekrutët e rinj, do duhet të martohen se beqarët na duhen në front 24 orë, kur të ndani frontin mes luftës dhe dashurisë do të keni akses në një kredi të butë, është 5- fishuar numri i studentëve në akademi....