Rama ‘i vë vulën’ nga Brukseli: Nuk largohem, mandatin ma dha populli
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara në Shqipëri, gjatë fjalës së tij në samitin “Euronews Enlargement Summit”, ku foli për procesin e integrimit europian, reagimin e qeverisë ndaj tubimeve dhe marrëdhëniet me protestuesit. Rama deklaroi se Shqipëria po kalon në një fazë të re, ku përballja me pritshmëritë e qytetarëve bëhet më e vështirë, ndërsa përsëriti se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra. Duke folur për protestat e fundit, përfshirë ato të lidhura me çështjen e “Flamingove” dhe tubimet studentore, kryeministri pretendoi se numri i efektivëve të policisë të lënduar ka qenë dy herë më i lartë se ai i protestuesve. Ai shtoi se në rrjetet sociale situata është paraqitur ndryshe nga ajo që, sipas tij, ka ndodhur në terren. Gazetarja Maria...
Burimi:
ntv.al