Rama i tmerruar nga fjala e shqiptarëve të Amerikës: Njofton takime me ta dhe nuk i lejon të futen në sallë

Rama i tmerruar nga fjala e shqiptarëve të Amerikës: Njofton takime me ta dhe nuk i lejon të futen në sallë

Edi Rama nuk gjen qetësi nga protestuesit si në Shqipëri ashtu edhe kudo ku shkon jashtë vendit.   Gjatë vizitës së tij në Michigan, ku ka njoftuar gjoja për takime me diasporën, denoncimet që vijnë nga shqiptarët që jetojnë në Michigan nxjerrin në pah tmerrin që ka KM nga qytetarët e vet.   Shqiptarë të diasporës dhe aktivistë kanë përcjellë te Syri një denoncim mbi mënyrën e organizimit të takimit, duke ngritur akuza për mungesë transparence, përzgjedhje të pjesëmarrësve dhe tentativa për të kufizuar kundërshtimet.   Sipas informacionit të përcjellë, organizatorët kanë shpërndarë në mënyrë jo publike një flyer ku thuhet se komuniteti është i ftuar dhe se hyrja është e lirë.   Por aktivistët thonë se nuk ka pasur një njoftim të qartë publik mbi organizatorët,...