Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama: Hap i rëndësishëm, NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për vlefshmërinë ajrore
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke plotësuar të gjitha standardet e kërkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut. Rama e cilësoi një lajm të mirë për vendin dhe një dëshmi të përparimit të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare në sektorin e aviacionit. “Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju...