Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rama: Gjyqtari Hazbiu i pacipë! Pallatin e konfiskuar e kaloi në favor të ndërtuesit të paligjshëm, ku janë institucionet?
Hazbi Balliu dhe Edi Rama TIRANË-Pas prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli, kryeministri Edi Rama ka akuzuar një tjetër gjyqtar, Hazbi Balliun. Rama shprehet se Balliu një pallat pa leje të konfiskuar në mes të Tiranës e ka kaluar në favor të një ndërtuesi të paligjshëm. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama denoncon rastin e një pallati pa leje në mes të Tiranës, i konfiskuar nga shteti dhe vendosur në përdorim të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, por që sipas vendimit të gjyqtarit Balliu, konsiderohet si pronë e ligjshme e ndërtuesve. Kryeministri duke risjellë rastin e prokurores së Shkodrës, e cila...