Rama feston raportin e BE-së: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit

Rama feston raportin e BE-së: Shqipëria më pranë se kurrë anëtarësimit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit vjetor të progresit të Komisionit Evropian, duke e cilësuar vlerësimin për Shqipërinë si më të lartin e marrë ndonjëherë. Sipas tij, vendi është më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në reagimin e tij, Rama e përshkroi raportin si një moment krenarie për Shqipërinë dhe një tjetër vlerësim inkurajues nga institucionet evropiane. Ai theksoi se raporti shënon një hap përpara drejt objektivit të integrimit, por pranoi se Shqipëria ka ende shumë detyra për të përmbushur, ndërsa afatet e negociatave po bëhen gjithnjë e më të ngushta. Kreu i qeverisë nënvizoi se vlerësimi pozitiv i Brukselit nuk i zbeh problematikat me të cilat përballen qytetarët në jetën e përditshme. Sipas tij, këto çështje duhet të mbeten...