Rama e sulmoi për pallatin e konfiskuar nga KKT, gjyqtari Hazbi Balliu: Kryeministri të sjellë prova që unë jam “i pacipë”

Rama e sulmoi për pallatin e konfiskuar nga KKT, gjyqtari Hazbi Balliu: Kryeministri të sjellë prova që unë jam “i pacipë”

Hazbi Balliu dhe Edi Rama TIRANË- Në valën e aksionit për çlirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama sulmoi një tjetër zyrtar të sistemit të drejtësisë më 1 gusht, duke e renditur atë në të ashtuquajturën ‘llogore të antiligjit”. I targetuari ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu dhe arsyeja lidhej me një vendim për sigurim padie me qëllim mostjetërsimin e një godine të konfiskuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në rrugë gjyqësore. “Kemi bërë konfiskime dhe do të vazhdojmë të bëjmë, pavarësisht se rrugës na del edhe ndonjë gjykatës i pacipë, krejtësisht i pacipë që merr masë sigurie për një pallat të ndërtuar pa leje…,”- shkroi Rama, ndërsa u bëri gjyqin edhe institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit që nuk...