Rama do të mbledhë kryebashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Rama do të mbledhë kryebashkiakët/ Takimi pritet të zhvillohet më 9 korrik, në Durrës

Kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbledhë kryebashkiakët e vendit, më 9 korrik. Mësohet se takimi i Ramës me kryebashkiakët pritet të mbahet në qytetin e Durrësit. Referuar burimeve, thuhet se fokusi i kësaj mbledhjeje do jetë te turizmi, por dhe aksionet e fundit për lirimin e hapësirave publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të paligjshëm nga subjektet tregtare. Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje bizneseve të largojnë barrierat vetë, pasi në të kundërt do përballen me pasoja ligjore.
Burimi: Javanews.al