“Rama dhe Yeffet trafikantë armësh”/ PD: Do kërkojmën ndihmën e ndërkombëtarëve për zbardhjen e aferës
Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me audiopërgjimin e publikuar nga Arben Ahmetaj, në të cilin ngriheshin pretendime për trafik ndërkombëtar armësh. Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, deklaroi se pas audiopërgjimit, as Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, as Edi Rama nuk kanë dhënë shpjegime dhe nuk kanë marrë përgjegjësi për pretendimet e bëra publike. Sipas tij, ky është një biznes i Ramës dhe Ron Yeffet, për të cilin ai thotë se është një skemë e mirëmenduar dhe një plan për punë të pisëta që në krijimin e KAYO-s. Ai shton se, përderisa deri më tani SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim, do të apelojnë rastin te partnerët ndërkombëtar që të hedhin dritë mbi këtë aferë. Deklarata e plotë:...
Burimi:
gijotina.com