Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda
Nga Tirana drejt Mamurrasit me 126 doza kokainë, arrestohet 31-vjeçari nga Saranda Një 31-vjeçar i lindur në Sarandë dhe banues në Tiranë është arrestuar në flagrancë gjatë operacionit policor të koduar “Destinacioni”, pasi në taksinë me të cilën udhëtonte u gjetën 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë. Sipas Policisë, shtetasi me inicialet S. S. po udhëtonte nga Tirana drejt Mamurrasit dhe dyshohet se lëndën narkotike e kishte për shitje. Pas informacioneve të marra për lëvizjen e tij, efektivët organizuan ndërhyrjen dhe ndaluan taksinë në aksin e vjetër Mamurras–Thumanë, në kryqëzimin e Fushë-Mamurrasit. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 126 doza me lëndë të dyshuar kokainë, me peshë të përgjithshme rreth 109 gramë, përfundon komunikata e Policisë.
Burimi:
shkodraweb.com