Vjeshta vijon me rritje të turistëve / INSTAT: Për periudhën janar-shtator, 10.7 milionë vizitorë të huaj
Turizmi në Shqipëri vijon të ruajë ritme pozitive rritjeje edhe pas mbylljes së sezonit kryesor veror. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT gjatë muajit shtator 2026, territorin e Shqipërisë e kanë vizituar në total mbi 2 milionë e 24 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje prej 3% krahasuar me shtatorin e një viti më parë. Edhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë gjatë shtatorit ka arritur në mbi 1 milion e 286 mijë, duke u rritur me 2,1%. Ndërkohë, sa i përket bilancit 9-mujor, nga janari deri në shtator, Shqipëria ka mirëpritur rreth 10,7 milionë vizitorë të huaj, çka përfaqëson një rritje të ndjeshme prej 4,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas të...
Burimi:
javanews.al