Fuga ironizon krahasimin e protestave në Shqipëri me ato në Evropë: Si Enveri që barazonte Gradishtën me Parisin!
Akademiku Artan Fuga ka kritikuar krahasimet mes protestave në Shqipëri dhe lëvizjeve studentore në Francë e vende të tjera evropiane, duke i cilësuar ato si përpjekje për të shtrembëruar realitetin dhe për të fshehur shkaqet e vërteta të revoltës. Në një reagim në rrjetet sociale, Fuga sjell si shembull një episod të vitit 1968, kur Enver Hoxha vizitoi të rinjtë që punonin në aksionet për ndërtimin e hekurudhave në Gradishtë dhe i krahasoi përpjekjet e tyre me lëvizjet studentore që kishin shpërthyer në Francë. Sipas akademikut, propaganda e regjimit komunist i paraqiste protestat evropiane si një revolucion proletar kundër kapitalizmit, ndërsa punën vullnetare të të rinjve shqiptarë si një kontribut për ndërtimin e socializmit. Fuga argumenton se ky interpretim nuk pasqyronte realitetin e asaj kohe...
Burimi:
gijotina.com