Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Në 10 ditë Protesta në Tiranë u shënuan përplasje të forta me dhjetëra të lënduar dhe qindra persona të shoqëruar nga policia. Mësohet se në total janë shoqëruar 646 protestues, prej të cilëve 283 janë arrestuar, ndërsa 363 të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lire. Sipas të dhënave zyrtare mbi 200 prej të shoqëruarve janë të mitur. Të 283 të arrestuarit kanë dalë përpara Gjykatës Penale të Tiranës për vlerësimin e masave të sigurisë. Për tetë persona është caktuar arrest me burg, për tre arresti në shtëpi, ndërsa për pjesën tjetër detyrimi për paraqitje dhe, për të miturit, mbikëqyrja prindërore. Ata akuzohen nga policia për një sërë veprash penale, mes tyre shkatërrim prone me zjarr, goditja dhe kundërshtimi i punonjësve të policisë, prishje...