Këlliçi: Kryeministri kërkon dhunë, por s’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun
Nënkrytari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendi nuk mund të përfshihet në një konflikt civil vetëm për shkak se kreu i qeverisë, sipas tij, kërkon të mbrojë zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Në një intervistë për emisionin “Minuta e Parë”, Këlliçi akuzoi Ramën se po përpiqet të shtypë protestat studentore përmes dhunës, ndërsa hodhi poshtë pretendimet për lidhje të tyre me lëvizjen ANTIFA. Demokrati reagoi edhe ndaj vendimit për përjashtimin e tij dhe pesë deputetëve të tjerë të opozitës me 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Ai deklaroi se opozita kishte kërkuar të diskutohej situata e protestave dhe kërkesa e studentëve për largimin e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike. Sipas Këlliçit, nuk mund...
Burimi:
gijotina.com