Rama: Bujrum, DIALOG! Ku të doni, kur të doni, pa kushte

Rama: Bujrum, DIALOG! Ku të doni, kur të doni, pa kushte

Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrejtin social Facebook, ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe protestuesve. Duke ndarë një imazh të thirrjes së 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat kërkuan nga përfaqësues të politikës dhe drejtuesve të shtetit të krijojnë hapësirë për dialog dhe të mbrojnë të drejtën e protestës paqësore, jetën dhe dinjitetin e çdo personi, Rama shprehet i gatshëm për bisedime në çdo kohë. "U bëjmë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog. Respektoni të drejtën e protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik,"-thuhet në shkresën e firmosur nga organizatat,...