‘Rama bllokon rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë’, Shehu: Ta miratojmë me urgjencë, për nder të Parlamentit
I ftuar në edicionin e paradites në Syri TV, deputeti Tritan Shehu deklaroi se rezoluta për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë është bllokuar prej vitesh nga mazhoranca. Shehu tha se dokumenti i depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike mbështetet në fakte dhe prova dhe kërkon që Kuvendi i Shqipërisë të njohë e dënojë gjenocidin serb në Kosovë, ndërsa qeveria shqiptare të asistojë institucionet e Kosovës në përgatitjen e materialeve dhe një aktakuze për drejtësinë ndërkombëtare. Shehu u shpreh se rezoluta është riaktivizuar dhe përditësuar me ndryshimet e fundit, ndërsa ai ka kërkuar që të shqyrtohet me urgjencë në Kuvend. Deputeti i PD-së argumentoi se Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, mund të luajë rol në paraqitjen e çështjes në institucionet ndërkombëtare, duke...
Burimi:
syri.net