Rama bisedë telefonike me Zelensky-n, presidenti i Ukrainës: E informova mbi situatën në front, Shqipëria ka mbështetur pa lëkundje Ukrainën

Rama bisedë telefonike me Zelensky-n, presidenti i Ukrainës: E informova mbi situatën në front, Shqipëria ka mbështetur pa lëkundje Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky. Ka qenë presidenti ukrainas i cili ka dhënë detaje mbi bisedën përmes një postimi në rrjetin social “X”. Zelensky thekson se në bisedën me Ramën e ka informuar shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Sipas tij u diskutua gjithashtu si me të gjithë partnerët e tjerë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet sa më shpejt të jetë e mundur. Postimi i Zelensky-t: Pata një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. E informova shkurtimisht për situatën në front dhe në diplomaci. Po punojmë me të gjithë partnerët tanë për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të ndaluar vrasjet...