Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama “bën për ujë të ftohtë” strukturat e qeverisjes vendore: Keni qasje skandaloze, në vend t’u lutemi ne blegtorëve i lodhni me burokraci
‘Ndërkohë që ishte e tmerrshme që të dëgjosh eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave, qasja e strukturave të qeverisjes vendore për qeratë e kullotave ishte skandaloze. Përveç përpjekjeve që duhet të bëjnë blegtorët në kushtet e një sektori që ka shumë probleme, duhet të përballojnë edhe burokracinë në nivelin vendor dhe duhet ta ndryshojmë menjëherë. Ne duhet t’i lutemi blegtorëve, jo të na luten për kontratën e kullotës. Çështja për një paketë blegtorale të diskutohet dhe t’i ftojmë në Cajup kur ta kemi gati.’-tha Rama