Rama anulon mbledhjen ministrave dhe grupit të PS, që do mbante sot te Pallati i Brigadave

Rama anulon mbledhjen ministrave dhe grupit të PS, që do mbante sot te Pallati i Brigadave

Kryeministri Edi Rama ka anuluar mbledhjen e zgjeruar që do të mbante sot me ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste te Pallati i Brigadave. Takimi ishte planifikuar të niste në orën 12:00 në Pallatin e Brigadave, ku në fokus do të ishte raportimi për ecurinë e “Pranisë Besnike” si dhe një prezantim për “Pasqyrë Albania”. Ky anulim vjen pas protestave të dhunshme që u zhvilluan ditën e djeshme në Tiranë.