Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Rakisë iu hodh ujë”, Moisiu: Reforma në drejtësi u prish një natë para votimit. Ja ku “çalon”
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka komentuar mangësitë e reformës në drejtësi, duke e krahasuar me një “raki” të holluar me ujë. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu u shpreh se ndryshimet e minutës së fundit i dhanë politikës ndikim të panevojshëm. “Ujë ju hodh natën e fundit para se të bëhej votimi, i ndërruan disa nene. Me variantin e parë, politika ishte jashtë fare, por s’mund të rrinin jashtë. Bënë disa gjëra, dhanë disa kompetenca të cilat në fillim nuk ishin parashikuar në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pati kosto dhe...