Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Raketat e Iranit nuk kursyen as spitalin, ministri izraelit i Mbrojtjes: Khamenei nuk mund të lejohet më të ekzistojë
Ministri i mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, tha të enjten se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, “nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, pasi spitali Soroka në jug të Izraelit u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, raporton agjencia Agence France-Presse (AFP). Israel Katz u tha gazetarëve në Holon, afër Tel Avivit: “Khamenei deklaron hapur se dëshiron shkatërrimin e Izraelit – ai jep personalisht urdhrin për të qëlluar mbi spitale. Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim.Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë.” Top Channel