Raiffeisen Bank pranon SKANDALIN: Kemi dhënë kredi 100 mln lekë, me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

Raiffeisen Bank pranon SKANDALIN: Kemi dhënë kredi 100 mln lekë, me dokumenta të rreme, por jemi viktimë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-“Raiffeisen Bank” ka pranuar se është përfshirë në një skandal, ku, të paktën, 20 kredi me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë marrë në sportelet e saj me anën e dokumentave të falsifikuara. Skema e mashtrimit u pranua nga përfaqësues të bankës në një proces civil që po zhvillohet së fundmi në Gjykatën e Tiranës. Deklarimet e përfaqësuesve të Raiffeisen Banka zbulojnë edhe skandalin, ku konkretisht janë 20 klientë kanë marrë kredi 9 milion lekë. Si u zbulua skema “Boldnews.al” ka siguruar një vendim të togave të zeza të kryeqytetit, në të cilin, një 33-vjeçar nga kryeqyteti ka paditur “Raiffeisen Bank”, pasi i është refuzuar informacioni mbi një kredi të rreme të marrë nga dikush tjetër në emrin e tij. Mesditën e 16...