Radio gjermane DW: A e pret Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të shmangë përsëritjen e asaj historie. “Vijnë kohë kur në sipërfaqe del i gjithë llumi i shoqërisë, fundërrinat, gjithçka e keqe që ekziston në një shoqëri”, ka thënë dikur Aleksandar Vuçiç për 5 tetorin e vitit 2000. “Ne i kemi përjetuar dhe kemi mësuar ato ngjarje. Prandaj do t’i mposhtim sërish.” 5 tetori i vitit 2000 mbetet trauma më e madhe politike për sundimtarin afatgjatë të Serbisë. Asokohe qytetarët që dolën në rrugë detyruan autokratin dhe udhëheqësin e luftërave, Slobodan Millosheviçin, të pranonte humbjen në zgjedhje. Ai u mposht nga një koalicion i larmishëm partish të vogla demokratike. Në vitin 2000 Vuçiçi ishte në anën tjetër...
Burimi:
kohajone.com