Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

Burime pranë kësaj pike kufitare bëjnë me dije se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së personelit të mjaftueshëm në kabinat e kontrollit nga pala maqedonase. Kontrolli kufitar në këtë pikë kryhet në mënyrë të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj maqedonase, por ngadalësimi i procedurave ka shkaktuar bllokime të njëpasnjëshme. Udhëtarët raportojnë pritje të gjata nën temperatura të larta, duke shprehur shqetësimin për mungesën e informacionit dhe ritmin e ngadaltë të kalimit. Autoritetet shqiptare po monitorojnë situatën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse pala maqedonase do të rrisë kapacitetet për të normalizuar qarkullimin në një nga pikat më...
Burimi: Javanews.al