Burimi:
Javanews.al

Ra nga tribuna duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, tifozi jashtë rrezikut për jetën (EMRI)
👁13507
Tifozi i cili ra sot gjatë ndeshjes së zhvilluar në Rrogozhinë Egnatia -AF Elbasani quhet Vullneti Gjuzi, banues në lagjen nr 1. Rrogozhinë. Gazetari i News24, Fatmir Popja raporton nga terreni se Gjuzi ka pësuar dëmtime anësore në kokë dhe fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi për gjendjen jashtë rrezikut të tifozit të aksidentuar pritet me duartrokitje.