Ra nga lartësia teksa punonte në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori 39-vjeçar

Ra nga lartësia teksa punonte në terminalin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori 39-vjeçar

Një person ka humbur jetën ditën e sotme gjatë punimeve për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Mësohet se personi ka qenë punëtor brenda kantierit dhe ka rënë nga lartësia gjatë punimeve për godinën e terminalit. Sipas raportimeve të Report Tv mësohet se punëtori ishte rreth 45-50 vjeç. Kamerat e Report Tv kanë kapur dhe pamjet e ambulancës nga vendngjarja. Policia dhe ekspertiza kanë mbërritur menjëherë në vendngjarja për të kryer hetime mbi ngjarjen. Sipas njoftimit të polcisë thuhet se 38-vjeçari D.H ka humbur jetën gjatë punimeve ne një terminal, ku ka humbur jetën pas rënies nga lartësia. Njoftimi i policisë:...
Burimi: Javanews.al