Qytetet më të mëdha të vendit në varësi të betonit: Deri në 40% të të ardhurave nga ndërtimet
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi të paktën 40% e të ardhurave të tyre të veta vijnë nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë (TNI) sipas të dhënave që i takojnë 2025. Edhe Tirana e ka këtë tregues afër 40%. Varësia është veçanërisht e lartë në bashkitë që vitet e fundit kanë pasur zhvillim të fortë të ndërtimit. Në Kavajë, për shembull, autonomia fiskale llogaritet në 70% kur përfshihen të ardhurat nga TNI, por bie në 40,6% nëse kjo taksë përjashtohet, një diferencë prej 29,4 pikësh përqindjeje. Edhe Vlora, Kamza dhe Durrësi pësojnë rënie të fortë të autonomisë fiskale kur hiqen të ardhurat nga ndërtimet e reja, çka tregon se një pjesë e rëndësishme...
Burimi:
syri.net