Qytetarja nga protesta: Ndryshimet e Kushtetutës në vitin 2008 na sollën këtu ku jemi, shqiptarët duan ndryshim
Një protestuese, gjatë tubimit para Kryeministrisë, ka adresuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Parlamentit, duke e lidhur situatën aktuale në vend me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. “Ndryshimet e Kushtetutës në 2008 na sollën këtu ku jemi”, u shpreh ajo, ndërsa vijoi me një apel drejtuar deputetëve. “Dua t’i them Parlamentit: Nuk na përfaqësoni. Keni miratuar ligje që kanë dëmtuar kombin dhe të ardhmen. Jemi në shesh për t’ju thënë që Shqipëria është e jona dhe e shqiptarëve”, deklaroi protestuesja. Ajo u ndal edhe te largimi i të rinjve dhe fëmijëve nga vendi, duke thënë se kjo është një prej dëshmive që qytetarët e shohin çdo ditë dhe se nuk ka nevojë për statistika për ta kuptuar situatën. “Nuk kemi nevojë për statistika, na mjafton...
Burimi:
gijotina.com