Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

Qytetarët mund të vlerësojnë online shërbimet konsullore, Hoxha: Përmirësojmë së bashku shërbimin

Qytetarët do të kenë tashmë mundësinë të japin online vlerësimin e tyre për shërbimet konsullore, përmes një sistemi të ri të prezantuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ministri Ferit Hoxha bëri me dije se në çdo pikë ku ofrohen shërbime konsullore, përfshirë sportelet, sallat e pritjes, Ministrinë, përfaqësitë diplomatike dhe konsullatat shqiptare, do të vendoset një QR Code. Përmes skanimit të tij, qytetarët mund të plotësojnë një formular dhe të japin përshtypjet e tyre për shërbimin e marrë. Sipas Hoxhës, qëllimi i kësaj nisme është identifikimi i problematikave dhe marrja e sugjerimeve drejtpërdrejt nga qytetarët, me synim përmirësimin e mënyrës dhe shpejtësisë së ofrimit të shërbimeve. “Me një skanim të thjeshtë, qytetarët do të mund të na japin përshtypjet e tyre për...