Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

Shqipëria në ankth për Vazon e 3-të, ja çfarë duhet të ndodhë që kuqezinjtë të shmangin një short më të vështirë në EURO 2028

Simulimet e Football Meets Data i japin Shqipërisë 65.6% mundësi për të qenë në vazon e tretë, por rreziku i përfundimit në vazon e katërt mbetet real. Sfida e së dielës mund të ndikojë edhe në pozicionimin e kuqezinjve për shortin e kualifikueseve të EURO 2028. Shqipëria nuk e ka siguruar ende vendin në vazon e tretë për shortin e kualifikueseve të EURO 2028. Edhe pse situata është përmirësuar ndjeshëm në llogaritjet e fundit, kuqezinjtë vazhdojnë të jenë në një garë të hapur, ku rezultatet e radhës mund të ndikojnë në pozicionimin përfundimtar. Simulimet e publikuara nga Football Meets Data më 12 nëntor i japin Shqipërisë 65.6% mundësi për të qenë në vazon e tretë dhe 34.4% për të përfunduar në vazon e katërt. Një...