Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Qytetarët kanë frikë të votojnë të lirë ‘, Qori: Mospërputhje mes procesverbaleve dhe të dhënave nga terreni
👁13388
Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka ngritur shqetësime të forta mbi rregullsinë e zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar se procesi zgjedhor në Shqipëri mbetet i deformuar dhe jo i lirë. I ftuar në një emision televiziv, Qori theksoi se partia e tij ka ndjekur nga afër të gjithë zinxhirin e procesit, duke përfshirë edhe vëzhgimin në qendrat e votimit dhe numërimit përmes përfaqësuesve të saj. Sipas tij, edhe pse parregullsia e konstatuar nuk e ndikon rezultatin e “Lëvizjes Bashkë”, ajo është treguese për probleme serioze që kompromentojnë besueshmërinë e procesit, pasi ka mospërputhje mes të dhënave të vëzhguesve...