Qytetarët bëjnë fotografi në ‘sofrën’ e dialogut, Rama: Destinacioni më i ri turistik
pamje nga ngjarja TIRANË-Kryeministri Edi Rama edhe sot ka vijuar me ftesën për dialog me studentët e protestuesit, duke ndarë pamje nga tryeza prej betoni e vendosur para kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e kaluara, Rama ka ndarë imazhe nga qytetarët, të cilët e kanë kthyer 'sofrën e dialogut' në një vend për t’u shplodhur apo për të bërë foto. "Mirëmëngjes dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur,"-shkruan Rama bashkangjitur imazheve.
Burimi:
zeri.ai