Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Quajti të çmendur presidentin rus, Macron: Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e Putin për Ukrainën!
👁4248
“Donald Trump po fillon të kuptojë gënjeshtrat e udhëheqësit rus Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën”, theksoi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Vietnam. Presidenti francez e bëri këtë deklaratë pas një postimi të Trump në rrjetet sociale, në të cilin Presidenti amerikan e quajti Putinin të “çmendur plotësisht”. Kjo deklaratë erdhi pas suli rus në Ukrainë, ku humbën jetën 12 persona, mes tyre 3 fëmijë. Ndër të tjera Marcon shtoi se shpreson që zemërimi i Trump ndaj Putinit “të shndërrohet në veprim”. Top Channel