QKK hap konkursin për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2026

QKK hap konkursin për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2026

23 September, 2026 - 15:50 Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapur Konkursin për subvencionimin e projekteve filmike për vitin 2026, me 14 kategori për mbështetjen e produksioneve dhe zhvillimin e projekteve kinematografike. Në kuadër të thirrjes së këtij viti janë përfshirë edhe tri kategori të reja: bashkëprodhimi minor për film të metrazhit të shkurtër, mbështetja për shkrimin e skenarit për serial televiziv dhe filmi i metrazhit të shkurtër i bazuar në materiale arkivore. Projektet filmike mund të aplikojnë në kategoritë për film të metrazhit të gjatë artistik, dokumentar dhe me buxhet të ulët, avant-gardë/eksperimental, si dhe në kategorinë e bashkëprodhimit minor për filma të metrazhit të gjatë artistik dhe dokumentar. Konkursi përfshin gjithashtu mbështetje për filma të metrazhit të shkurtër artistik, të animuar, dokumentar dhe...