QKB thirrje subjekteve tregtare: Depozitoni në kohë pasqyrat financiare për 2024

QKB thirrje subjekteve tregtare: Depozitoni në kohë pasqyrat financiare për 2024

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bëri thirrje subjekteve tregtare të depozitojnë në kohë pasqyrat financiare për vitin 2024. QKB bën të ditur se afati i fundit është 31 korriku dhe se dorëzimi brenda afatit ligjor është i detyrueshëm dhe shmang masat administrative. Sipas QKB-së, aplikimi kryhet vetëm në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania,. Dokumentacioni përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.
Burimi: Javanews.al