Qindra mijëra protestojnë kundër qeverisë italiane, Meloni

Qindra mijëra protestojnë kundër qeverisë italiane, Meloni

Kosto e lartë e jetesës, rritja e shpenzimeve për armatime dhe investimet e pamjaftueshme në arsim: Në Itali, qindra mijëra vetë protestuan në disa qytete kundër politikave të qeverisë së Melonit. Më shumë se 200.000 vetë protestuan nëItalikundër qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni. Sipas vlerësimeve të pavarura, tubimet më të mëdha të premten (30.10.2026) u zhvilluan në kryeqytetin Romë dhe në qytetin universitar të Bolonjës, me rreth 50.000 pjesëmarrës secili. Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë edhe në Milano, Napoli dhe Torino. Në protesta morën pjesë ndër të tjera nxënës, studentë, punëtorë, fermerë dhe pensionistë. Sindikata USB kishte bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Në total, protesta u zhvilluan në më shumë se 50 qytete. Sindikata deklaroi madje se në mbarë vendin kishin marrë pjesë...