Burimi:
Top-Channel.tv

Qindra ish-agjentë të Mossad-it protestë kundër rifillimit të sulmeve në Gaza, qeveria urdhëron shkarkimin e atyre që iu bashkohen
👁6773
Qindra ish-agjentë të Mossad-it po kritikojnë rifillimin e luftës së Gazës, mes zhgënjimit në rritje që jo të gjithë pengjet e mbajtura nga Hamasi janë riatdhesuar ende. Më shumë se 250 ish-oficerë të Mossad-it, përfshirë tre ish-shefa, kanë mbështetur një letër të nënshkruar fillimisht nga veteranë dhe rezervistë të Forcave Ajrore, duke i kërkuar qeverisë izraelite që t’i jepte përparësi kthimit të pengjeve në vend të luftimit të Hamasit në Gaza. Qeveria izraelite beson se 24 nga 59 pengjet e kapur gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, janë ende gjallë, sipas The Guardian. Letra pretendon...