Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Qeverisje banditeske dhe klienteliste’/ Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura, i bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit
Ina Zhupa, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike, në intervistën e dhënë në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri TV, tregoi se të gjitha ngjarjet e fundit janë të lidhura mes tyre dhe nuk janë të rastësishme. Sipas saj, Edi Rama ka dëshmuar prej 12 vitesh se nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin ligjor. Zhupa theksoi se mënyra e tij e qeverisjes, përmes aksioneve të njëanshme dhe të papritura, përfaqëson një formë të qeverisjes banditeske, që shërben për interesa klienteliste dhe në funksion të oligarkëve e investitorëve të afërt me pushtetin. Pjesë nga intervista: Të gjitha ngjarjet...