Qeveria vendos shpronësimin e pronave private që preken nga ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano

Qeveria vendos shpronësimin e pronave private që preken nga ndërtimi i Portit të ri në Porto Romano

Një tjetër vendim që mori Këshilli i Ministrave, është që vendosi shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i Portit të Ri të Porto Romanos në Durrës. Në vendim thuhet se pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “pyll”, “arë”, “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 815 milionë e 696 mijë e 300.40 lekë. V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT...