Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qeveria po përgatit grabitjen e radhës, tokat shtetërore ngjitur me Parkun e Butrintit dhe Kalanë e Ali Pashës do…
👁2089
Në një zonë ku historia, natyra dhe kufijtë shtetërorë ndërthuren, qeveria shqiptare po ngre themelet e një skeme që ngjan më shumë me grabitje të planifikuar sesa me zhvillim ekonomik. Pas një vendimi të heshtur të Këshillit të Ministrave dhe një procesi që në letër flet për “identifikim prone” dhe “zhvillim strategjik”, fshihet një projekt që synon të zhdukë kufirin mes publikes dhe privates në një nga zonat më të ndjeshme të jugut të vendit: fshati Vrinë, pranë Parkut të Butrintit dhe Kalasë së Ali Pashës. Investigimi zbardh dokumente zyrtare, komunikime institucionale dhe plane paraprake që tregojnë se toka shtetërore...