Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Qeveria miraton vendimin, marrëveshje edhe me Serbinë për pensionet
👁8485
Këshilli i ministrave ka miratuar vendimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në lidhje me pensionet. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, për sigurimet shoqërore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, njofton qeveria. Top Channel