Qeveria miraton garancinë sovrane 30 mln euro për bujqësinë

Qeveria miraton garancinë sovrane 30 mln euro për bujqësinë

Fermerë e biznese të sektorit të bujqësisë do të mund të marrin kredi të butë me shtetin garant. Qeveria do japë 30 milionë euro garanci sovrane për këtë sektor, ndërsa interesi për kreditë pritet të jetë deri 2%. Vendimi është miratuar këtë të enjte në qeveri, dhe do të jenë të 11 bankat në vend që do të japin kredi për fermerët në norma të favorshme interesi. Kredia e butë që do të marrin bizneset bujqësore duhet të përdoret për investime në stalla, sera, në makineri, agro-përpunim, agroturizëm, peshkim apo akuakulturë. Për këtë skemë shteti do të dalë garant për...